Gusht 2017

2 Posts Back Home
Showing all posts made in the month of Gusht 2017.

Rovena Liço

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 28-të njihemi me doktoreshën reumatologe, Rovena Liço, 32 vjeҁ. Pasi ndoqi me përkushtim studimet 9-vjeҁare për mjeksi pranë Fakultetit të mjekësisë në Tiranë, Rovena filloi menjëherë punë si mjeke reumatologe. Sot, ajo ka rreth tre vite që ushtron profesionin e saj si mjeke pranë Poliklinikës së Specializimeve no.1. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një nga profesionet më të lashta në botë. Dëgjim të këndshëm! Foto: Eduard Pagria, muzika: Spinningmerkaba_- Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Kushtrim Xhakli

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 27-të njihemi me sipërmarrësin e sukseshëm, Kushtrim Xhakli. Kushtrimi është themelues dhe drejtues i disa kompanive ku në qendër të produkteve dhe shërbimeve qëndron teknologjia dhe inovacioni. Rrugëtimi i tij profesional nis në Kosovën e pas luftës, në Universitetin e Prishtinës, në degën e inxhinierisë. Vetë pak muaj pas fillimit, Kushtrimi vendos të shkëputet nga ky drejtim, për të hedhur sytë nga bota e internetit dhe teknologjisë. Sot, ai drejton kompaninë Connected Baltics, pjesë e grupit SIGFOX, një nga ofruesit më në zë të shërbimeve ndërlidhëse të Internet of Things në botë. Dëgjoni historinë e tij frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrës të vërtetë. Dëgjim të këndshëm! Foto: Eduard Pagria, muzika: Spinningmerkaba_- Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh…

Navigate