Kushtrim Xhakli

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 27-të njihemi me sipërmarrësin e sukseshëm, Kushtrim Xhakli. Kushtrimi është themelues dhe drejtues i disa kompanive ku në qendër të produkteve dhe shërbimeve qëndron teknologjia dhe inovacioni. Rrugëtimi i tij profesional nis në Kosovën e pas luftës, në Universitetin e Prishtinës, në degën e inxhinierisë. Vetë pak muaj pas fillimit, Kushtrimi vendos të shkëputet nga ky drejtim, për të hedhur sytë nga bota e internetit dhe teknologjisë. Sot, ai drejton kompaninë Connected Baltics, pjesë e grupit SIGFOX, një nga ofruesit më në zë të shërbimeve ndërlidhëse të Internet of Things në botë. Dëgjoni historinë e tij frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrës të vërtetë.

Dëgjim të këndshëm!

Foto: Eduard Pagria, muzika: Spinningmerkaba_- Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution).

Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante?
Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Navigate