Programi i Vetëpunësimit shtator 2018

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeç të cilët dëshirojnë të vetëpunësohen duke hapur biznesin e tyre dhe aplikojnë me një ide të konsoliduar biznesi, si dhe nuk duhet të kenë aplikuar më pare në këtë program.

APLIKO deri më 30/09: aftesi.info/vetepunesimi
Ditët e Hapura Informative

Ju ftojmë të merrni pjesë në Ditët e Hapura Informative për programin që do të organizohen tek Qendra
Rinore, në hyrje të Rrugës së Kavajës, sipas kalendarit të mëposhtëm:

  • Dt. 17 Shtator 2018, prej orës 11:00 – 13:00
  • Dt. 20 Shtator 2018, prej orës 15:00 – 17:00
  • Dt. 24 Shtator 2018, prej orës 11:00 – 13:00
  • Dt. 27 Shtator 2018, prej orës 11:00 – 13:00

Hyrja është e lirë.

Cilat janë hallkat e procesit?
Pjesëmarrja në Programin e Vetëpunësimit fillon me një vlerësim të njohurive të përgjithshme të kandidatëve të interesuar të vetëpunësohen. Ky vlerësimi ndodh gjatë fazës së shpalljes së thirrjes për aplikime (6 – 30 Shtator, 2018).
Në varësi të nevojave / specifikave individuale, kandidatët do të kenë mundësinë të ndjekin sesione trajnimi në lidhje me vetëpunësimit dhe përgatitjen e planeve të qëndrueshme të biznesit.
Mbas fazës së trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të mbështeten individualisht me ekspertizë për ta transformuar idenë e tyre në një plan të qëndrueshëm biznesi.
Kandidatët të cilët kalojnë me sukses fazën e zhvillimit të planeve të biznesit do të marrin asistencë ligjore për regjistrimin e bizneseve të tyre dhe mbështetje financiare dhe për të blerë pajisjet dhe / ose materialet e nevojshme.
A mund të aplikoj nëse kam një biznes të regjistruar?
Aplikuesit e Programit të Vetëpunësimit nuk duhet të kenë biznese të regjistruar në momentin e apikimit.
A mund të përdoret financimi për të mbuluar paga apo qera?
Financimi mbulon vetëm kosto të lidhura me blerjen e materialeve / aseteve apo shërbimeve si përshembull Hardware Developer, kasa fiskale, konsulencë e lidhur drejtpërdrejt me themelimin e sipërmarrjes (e.g. zhvillim software, programim), rinovim mjedisi, riparime dhe përmirësime ambienti. Shpenzimet administrative si paga personeli, qera apo shpenzime si energji elektrike, ujë, internet dhe telefon, nuk mbulohen nga programi.
Kushtet dhe kriteret
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) zbaton këtë program në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE) dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit (SHKP). Kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje në program janë të përcaktuara nga këta partnerë. Qëllimi final është që kandidatët e mbështetur në konkretizimin e ideve të tyre të biznesit të iniciojnë punë të qëndrueshme.
Një nga kushtet kryesore për pjesëmarrje në program është regjistrimi si i papunë pranë zyrës së Punës
Pjesëmarrja në këtë program nuk e përjashton aplikimin në programe të tjera të kësaj natyre.
Format e lejuara për regjistrim janë person fizik, dhe biznes i vogël ose i mesëm (pra sipërmarrje që ka aktivitet ekonomik). Bizneset sociale të cilat e kanë të domosdoshme të lejohen si OJF nuk pranohen.
Cilat janë përfitimet?
Të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në program do të përfitojnë:
– Trajnime për zhvillimin e idesë së biznesit dhe njohjen e koncepteve bazë të lidhur me vetëpunësimit;
– Mbështetje këshillimore individuale nga ekspertë financiarë dhe ligjorë për zhvillimin e planit të biznesit;
– Mbështetje për regjistrimin formal të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB);
– Mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë;
– Mbështetje këshillimore gjatë vitit të parë të operimit të biznesit.
Cilët aplikues do kenë përparësi?
Do të kenë përparësi:
– Të rinjtë nga shtresat në nevojë;
– Individët qe kanë përfunduar arsimin profesional;
– Idetë inovatore.

Navigate