Jorina Kadare

10 Posts Back Home
Innovation and Communication Coordinator at UNDP

Martin Toro

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 29-të njihemi me veterinerin, Martin Toro, 32 vjeҁ. I apasionuar pas kafshëve që në moshë të vogël, Martini vendos të ndjeki studimet per veterinari në Bursë të Turqisë. Pas dy vitesh, vendos te kthehet në Shqipëri dhe vazhdon studimet për veterinari pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sot, Martini drejton klinikë e tij për më shumë se tre vite dhe ka si synim të specializohet më tej si veteriner syri në Kanada. Dëgjim të këndshëm! Foto: Eduard Pagria, muzika: The Glass Child – Sister publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Rovena Liço

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 28-të njihemi me doktoreshën reumatologe, Rovena Liço, 32 vjeҁ. Pasi ndoqi me përkushtim studimet 9-vjeҁare për mjeksi pranë Fakultetit të mjekësisë në Tiranë, Rovena filloi menjëherë punë si mjeke reumatologe. Sot, ajo ka rreth tre vite që ushtron profesionin e saj si mjeke pranë Poliklinikës së Specializimeve no.1. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një nga profesionet më të lashta në botë. Dëgjim të këndshëm! Foto: Eduard Pagria, muzika: Spinningmerkaba_- Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Kushtrim Xhakli

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 27-të njihemi me sipërmarrësin e sukseshëm, Kushtrim Xhakli. Kushtrimi është themelues dhe drejtues i disa kompanive ku në qendër të produkteve dhe shërbimeve qëndron teknologjia dhe inovacioni. Rrugëtimi i tij profesional nis në Kosovën e pas luftës, në Universitetin e Prishtinës, në degën e inxhinierisë. Vetë pak muaj pas fillimit, Kushtrimi vendos të shkëputet nga ky drejtim, për të hedhur sytë nga bota e internetit dhe teknologjisë. Sot, ai drejton kompaninë Connected Baltics, pjesë e grupit SIGFOX, një nga ofruesit më në zë të shërbimeve ndërlidhëse të Internet of Things në botë. Dëgjoni historinë e tij frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrës të vërtetë. Dëgjim të këndshëm! Foto: Eduard Pagria, muzika: Spinningmerkaba_- Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh…

Sipërmarrësit e Programit të Vetëpunësimit

Njihuni me tre nga sipërmarrësit e rinj të Programit të Vetëpunësimit, Zamirën, Dritanin dhe Neradën. Secili në fushën e tij, nga hapja e një dyqani lulesh, tek ofrimi i shërbimeve IT, apo krijimi i një dyqani suveniresh me produkte të punuara me dorë, prej më shumë se tre muajsh, ata po provojnë forcat e tyre si sipërmarrës të rinj. https://youtu.be/GzfMeu9E-9Q Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

Supporting youth to become entrepreneurs: Migi’s Food Boutique

If you ever go to Tirana, do visit Migi’s Food Boutique. It offers a unique food experience. She has put her heart and mind into this business. It was not easy to get there. With commitment, right guidance, coaching and hard work she succeeded.  Here is her story: “I have a Bachelor’s degree in Finance and Banking from the University of Tirana. Like many of my friends, I was in search for a job for more than a year. Many job interviews, did not translate into anything concrete. One day I saw an announcement on UNDP Facebook calling on interested young people  to submit  their business ideas  and join the Self-Employment Programme. I considered this a brilliant opportunity.”. In March 2016, UNDP launched the Self-employment Programme targeting youth between 18 –30, who were interested in bringing to life  their business ideas. 440 young people from across the country applied to…

Evis Kazazi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 26-të njihemi me sipërmarrësen e sukseshme, Evis Kazazi. Evisi drejton prej disa vitesh agjensinë e saj të eventeve, Evis Events. Pavarësisht profesionit familjar të të qëndisurit prej katër brezash, ajo zgjedh te diplomohet fillimisht për shkenca sociale, e më pas për ekonomik. Edhe pse e punësuar në sektorin bankar prej 7 vitesh, në 2013 Evisi vendos të nis një sfidë të re dhe të krijojë biznesin e saj. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrë të vërtetë. Dëgjim të këndshëm! Foto: Eduard Pagria, muzika: Spinningmerkaba_- Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Open Data Hackathon

Rreth një muaj nga lancimi i portalit të parë me të dhëna të hapura në vend, Opendata.tirana.al hakatoni me fokus në përdorimin e të dhënave të hapura, mblodhi sëbashku mbi 15 vajza të përfshira në fushën e teknologjisë për të punuar mbi të dhënat e hapura të portalit të Bashkisë së Tiranës. Në bashkëpunim me të rinjtë e Open Labs Hackerspace  dhe Open Diversity project, vajzat hakere, punuan për të analizuar portalin e të dhënave dhe për të propozuar ndryshime dhe përmirësim në të. Pjesëmarrësit punuan në 6 grupe të vogla, duke analizuar strukturën e portalit dhe të dhënat e publikuara, duke shkruar kod, dhe duke propozuar përmirësime konkrete në portal. Pas një dite intensive, grupet prezantuan sygjerimet e tyre teknike për një portal më cilësor. Grupi i parë: Bug Tracking System Përshkrimi: Krijimi i një Bug Tracking System nëpërmjet përdorimit të Github, ku çdo përdorues do të ketë mundësinë…

Tashmë të vetëpunësuar me mbështetjen e Programit të Vetëpunësimit

Rreth një viti më parë Edmiri, Xhulia, Megi dhe Tani ishin duke studjuar ose duke punuar për dikë tjetër. Sot, ata drejtojnë bizneset e tyre falë mbështjetjes së Programit të Vetëpunësimit. Ndiqni disa momente nga jeta e tyre si sipërmarrës të rinj. Kjo video u realizuar nga Tan Kazazi, një prej finalistëve të Programit të Vetëpunësimit 2016. https://youtu.be/Mx6z3Q-m5SU Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

Elvis Plaku

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 25-të njihemi me konsulentin e marketingut dixhital dhe komunikimit, Elvis Plakun. Pas edukimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e marketingut dhe administrimit të biznesit, ai vendos të kthehet dhe të punoj në Shqipëri me dëshirën për të dhënë kontributin e tij. Dëgjoni historinë e tij nga kujtimet e hershme si muzikant trombe e deri në ditët e sotme si konsulent komunikimi. Dëgjim të këndshëm! Foto: Eduard Pagria, muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Opendata.tirana.al

Opendata.tirana.al është portali i parë me të dhëna të hapura në Shqipëri. Bashkia Tiranë me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ka ndërtuar një sistem të menaxhimit të informacionit dhe të dhënave të hapura. Puna për hapjen e portalit të open data mori hov gjatë konferencës “Tirana Smart City 2016-2026”, më janar të 2016, ku njëri prej koncepteve kyҁe të saj ishin të dhënat e hapura. Përgjatë vitit 2016, OKB-ja ka mbështetur Bashkinë fillimisht në vlerësimin e cilësisë së burimeve dhe proceseve të brendshme të mbledhjes së të dhënave dhe më pas për skanimin e rrjedhës së informacionit, dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave. Pas konsolidimit të sitemit të menaxhimit të të dhënave, filloi ndërtimi i portalit me të dhëna të hapura.  Të dhënat e opendata.tirana.al mblidhen nga drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe publikohen në format open data nga…

Navigate