Rreth Nesh

Zhvillimi i Aftësive për Punësim është një nismë e përbashkët e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në mbështetje të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe objektivave të saj në lidhje me punësimin dhe arsimin e formimin profesional.

Programi (2014-2018) synon:

  • Përmirësimin dhe diversifikimin e programeve të nxitjes së punësimit
  • Krijimin e një programi në mbështetje të sipërmarrjes rinore në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit
  • Krijimin e një kuadri rregullator për skemat e të nxënit paralelisht në shkollë dhe në punë
  • Ngritjen e sistemit të akreditimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe elementëve që garantojnë cilësinë e AFP-së
  • Informimin më të mirë të të rinjve dhe aktorëve të tjerë mbi tëndencat afatshkurtra dhe afatmesme të tregut të punës

Ky blog prek tematika që kanë të bëjnë me punësimin, arsimin dhe formimin profesional, incovacionin, shërbimet ekzistuese apo të munguara, etj. Opinionet e shprehura në shkrimet e këtij blogu nuk përfaqësojnë opinionet e UNDP-së, SDC-së apo MMSR-së. Ato lidhen drejtpërsëdrejti me opinionet e kontribuesve të këtij blogu.

Navigate