Open Data

5 Posts Back Home

Open Data Hackathon

Rreth një muaj nga lancimi i portalit të parë me të dhëna të hapura në vend, Opendata.tirana.al hakatoni me fokus në përdorimin e të dhënave të hapura, mblodhi sëbashku mbi 15 vajza të përfshira në fushën e teknologjisë për të punuar mbi të dhënat e hapura të portalit të Bashkisë së Tiranës. Në bashkëpunim me të rinjtë e Open Labs Hackerspace  dhe Open Diversity project, vajzat hakere, punuan për të analizuar portalin e të dhënave dhe për të propozuar ndryshime dhe përmirësim në të. Pjesëmarrësit punuan në 6 grupe të vogla, duke analizuar strukturën e portalit dhe të dhënat e publikuara, duke shkruar kod, dhe duke propozuar përmirësime konkrete në portal. Pas një dite intensive, grupet prezantuan sygjerimet e tyre teknike për një portal më cilësor. Grupi i parë: Bug Tracking System Përshkrimi: Krijimi i një Bug Tracking System nëpërmjet përdorimit të Github, ku çdo përdorues do të ketë mundësinë…

Opendata.tirana.al

Opendata.tirana.al është portali i parë me të dhëna të hapura në Shqipëri. Bashkia Tiranë me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ka ndërtuar një sistem të menaxhimit të informacionit dhe të dhënave të hapura. Puna për hapjen e portalit të open data mori hov gjatë konferencës “Tirana Smart City 2016-2026”, më janar të 2016, ku njëri prej koncepteve kyҁe të saj ishin të dhënat e hapura. Përgjatë vitit 2016, OKB-ja ka mbështetur Bashkinë fillimisht në vlerësimin e cilësisë së burimeve dhe proceseve të brendshme të mbledhjes së të dhënave dhe më pas për skanimin e rrjedhës së informacionit, dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave. Pas konsolidimit të sitemit të menaxhimit të të dhënave, filloi ndërtimi i portalit me të dhëna të hapura.  Të dhënat e opendata.tirana.al mblidhen nga drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe publikohen në format open data nga…

UN Sustainable Development Goals Hackathon

REGJISTROHU! Këtë fundjavë të ftojmë në hackathonin e parë që do të zgjasë 48 orë pa pushim, duke ju dhënë të rinjve mundësinë të zhvillojnë idetë e tyre në kuadër të UN Sustainable Development Goals. Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të përbëra nga tre persona, për idetë e tyre me qëllim arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të UN duke krijuar dhe përdorur mjete me kod burim të hapur dhe/ose ide biznesi. Do jetë intensive (pa pushim dhe gjatë natës), produktive (do krijojmë një produkt të vërtetë open source), me akses të hapur për të gjithë (por duhet të regjistrohesh) dhe shumë shumë qejf nëpërmjet punës në grup! Një Hackathon është një grumbullim aktivistësh dhe inovatorësh me qëllim promovimin e ideve konkrete nëpërmjet aplikacioneve dhe analizave. Hackathon është maratona ku pjesëmarrësit do të punojnë për të shkruar aplikime, krijuar visualizime dhe botuar analiza. Hackers në kuptimin pozitiv të…

Lejla Sadiku

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 11-të do të njihemi me Lejla Sadikun. Lejla menaxhon disa projekte rajonale të UNDP-së në lidhje me transparencën qeverisëse nëpërmjet përdorimit të sistemve me të dhëna të hapura (open data). Aktualisht, punon pranë qendrës rajonale të UNDP-së në Stamboll. Dëgjoni historinë e saj dhe mësoni më shumë mbi natyrën e punës në organizata ndërkombëtare, si dhe punën në zhvillim. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në Podcastin e Karrierës ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

Helping the Rabbit Run Faster

I had never heard the story of the rabbit and the lion. It starts with a weak rabbit seeking advice from the mighty lion on how to protect himself from predators. The lion assured the rabbit that the solution would be for him to transform into a lion. Elated, the rabbit wanted to know how. “Well”, said the lion, “I am only good at strategies. You have to figure out the rest on your own”. This story was told by the Mayor of Tirana, Erion Veliaj, as he addressed a room full of donors, investors and partners at the Tirana Smart City Conference 2016-2026. I could not help myself but feel a bit culpable, as I could see how in our line of work sometimes we resemble the lion. Tirana on the other hand, is more like the rabbit. It is a city that struggles every day to provide basic…

Navigate