podcast

9 Posts Back Home

Evis Kazazi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 26-të njihemi me sipërmarrësen e sukseshme, Evis Kazazi. Evisi drejton prej disa vitesh agjensinë e saj të eventeve, Evis Events. Pavarësisht profesionit familjar të të qëndisurit prej katër brezash, ajo zgjedh te diplomohet fillimisht për shkenca sociale, e më pas për ekonomik. Edhe pse e punësuar në sektorin bankar prej 7 vitesh, në 2013 Evisi vendos të nis një sfidë të re dhe të krijojë biznesin e saj. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrë të vërtetë. Dëgjim të këndshëm! Foto: Eduard Pagria, muzika: Spinningmerkaba_- Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te ftuarin e rradhës duke plotësuar formën që gjendet këtu.

Nevin Bilali

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 9-të të podcastit të karrierës do të njihemi me arkitekten Nevin Bilali. Nevini është vetëm 28 vjeҁ dhe ka arritur në harkun kohor të pesë viteve që prej diplomimit të saj pranë Polis University, të punojë për disa studio arkitekture deri në themelimin e studios Dalmat Architecture ku ajo punon aktualisht. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

Kevin Cullen

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 8-të të podcastit të karrierës do të njihemi me berberin irlandez Kevin i cili jeton në Shqipëri prej dy vitesh. Kevin tregon se si mund të ndryshosh profesion në jetë duke treguar eksperiencën e tij në kalimin nga mësues anglishteje dhe letërsie në berber të vetëpunësuar. Në sallonin e tij The Gentleman, Kevin i mirëpret klientët gjithmonë me një gotë wiskey, një masazh koke, një qethje ala ‘europiane’, dhe një buzëqeshje të përmbajtur irlandeze. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

Andis Rado

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 7-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Andis Rado. Prej 10 vitesh Andisi ka punuar si fotograf. Në këtë podcast ai ndan me ju rrugëtimin e tij nga studio e parë e fotografisë deri në ndërtimin e studios së tij personale dhe eksperiencën me klientë në fushën e telekomunikacionit dhe sektorit bankar. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Elio Qoshi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 5-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Elio Qoshin, një nga sipërmarrësit më të rinj të podcastit. Elio tregon eksperiencën e tij të deritanishme si sipërmarrës në fushën e open data / software si dhe digital design. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Tobi Gessler

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin 4 të podcastit të karrierës do të njiheni me Tobi Gessler, një zvicerian i apasionuar me sportin e mountain bike. Tobi ka kthyer pasionin e tij në biznes duke themeluar Ride Albania Mountain Biking. Një biznes social dhe ekologjik që ofron udhëtime me bicikletë nëpër malet e Shqipërisë nëpërmjet guidave. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Podcasti i Karrierës No.3 Pezana Rexha

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Ndiqni rrugëtimin e Pezana Rexhës nga diplomimi për arkitekturë në krijimin e punishtes së saj Design by Pana. Një kompani sociale dhe ekologjike që dizenjon dhe prodhon moblije me dru të ricikluar. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni

Podcasti i Karrierës No.2 Lindita Komani

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Lindita Komani, një sipërmarrëse në mbështetje të sipërmarrësve. Ndiqni historinë e saj nga studimet për financë në Grac (Austri) në themelimin e Kopshtit të Talenteve në Tiranë. Këshilla e Linditës për ata që ende janë duke zgjedhur drejtimin e tyre në formim dhe arsim është padyshim përftimi i aftësive dixhitale. Talent Garden është një hapësirë ku mëndje të talentuara në fushën dixhitale, teknologjike dhe industrisë krijuese mund të bashkëpunojnë dhe rriten sëbashku.

Podcasti i Karrierës No.1 Henrik Lezi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Dëgjim të këndshëm! Sot në Shqipëri diplomohen rreth 30,000 studentë/vit kryesisht në degët Ekonomi, Shkenca Sociale dhe Drejtësi. Numri i të rinjve të cilët dalin nga shkollat profesionale është shumë më i ulët, rreth 3,100 studentë/vit. Shumica e tyre nuk integrohen në tregun e punës, por zgjedhin të vazhdojnë studimet universitare. Nga ana tjetër, Raporti i Analizës së Tregut të Punës thekson kërkesën në treg për forcë pune të kualifikuar në sektorë si industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese si dhe në profesione si operatorë makinerish, punonjës në shërbime dhe teknik të mesëm. Ky hendek problematik midis aftësive që kërkohen në tregun e punës dhe aftësive që përftohen në shkolla e universitete na shtyn të mendojmë se ka akoma shumë…

Navigate