Self-employment

10 Posts Back Home

Tomi Kallanxhi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 13-të njihemi me sipërmarrësin energjik Tomi Kallanxhi. Sot, Tomi drejton kompaninë e tij Big Media Expert, me një ekip prej 11 të rinjsh. Dëgjoni historinë e tij dhe mësoni më shumë mbi profesionin e tij si strateg i komunikimit dixhital. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në Podcastin e Karrierës ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës (foto: Eduard Pagria)

Nevin Bilali

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 9-të të podcastit të karrierës do të njihemi me arkitekten Nevin Bilali. Nevini është vetëm 28 vjeҁ dhe ka arritur në harkun kohor të pesë viteve që prej diplomimit të saj pranë Polis University, të punojë për disa studio arkitekture deri në themelimin e studios Dalmat Architecture ku ajo punon aktualisht. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

Programi i Vetëpunësimit në Shifra

Faleminderit dhe suksese 440 të rinjve që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Programit të Vetëpunësimit! Faza e aplikimeve është mbyllur tashmë me sukses dhe ekipi vlerësues ka filluar punën për të përzgjedhur ata të rinj që do të kalojnë në fazën e dytë të programit, atë të trajnimit. Ndiqni infographics më poshtë me disa statistika të aplikimeve.

Kevin Cullen

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 8-të të podcastit të karrierës do të njihemi me berberin irlandez Kevin i cili jeton në Shqipëri prej dy vitesh. Kevin tregon se si mund të ndryshosh profesion në jetë duke treguar eksperiencën e tij në kalimin nga mësues anglishteje dhe letërsie në berber të vetëpunësuar. Në sallonin e tij The Gentleman, Kevin i mirëpret klientët gjithmonë me një gotë wiskey, një masazh koke, një qethje ala ‘europiane’, dhe një buzëqeshje të përmbajtur irlandeze. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

Andis Rado

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 7-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Andis Rado. Prej 10 vitesh Andisi ka punuar si fotograf. Në këtë podcast ai ndan me ju rrugëtimin e tij nga studio e parë e fotografisë deri në ndërtimin e studios së tij personale dhe eksperiencën me klientë në fushën e telekomunikacionit dhe sektorit bankar. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

11 Këshilla për Sipërmarrësit e Rinj

Përpara se të përveshësh mëngët dhe të aplikosh për t’u bërë pjesë e Programit të Vetëpunësimit, ndiq këshillat e tre ekspertëve që e njohin mirë fushën e sipërmarrjes. Ke kohë të aplikosh deri më 15 prill! Dritan Mezini – Sipërmarrës Ingrid Xhaja – Sipërmarrëse Prof. Dr. Ilia Kristo – Ekspert Ekonomie https://www.youtube.com/watch?v=3z5hACyepcA

Tobi Gessler

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin 4 të podcastit të karrierës do të njiheni me Tobi Gessler, një zvicerian i apasionuar me sportin e mountain bike. Tobi ka kthyer pasionin e tij në biznes duke themeluar Ride Albania Mountain Biking. Një biznes social dhe ekologjik që ofron udhëtime me bicikletë nëpër malet e Shqipërisë nëpërmjet guidave. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Programi i Vetëpunësimit

I ri deri në 30 vjeç? Ke dëshirën dhe ambicjen për të krijuar biznesin tënd? Sfidoje veten duke u bërë pjesë e Programit të Vetëpunësimit. Në pak muaj do të mund të kalitësh dhe të sprovosh aftësitë e tua sipërmarrëse. Njihu me Programin e Vetëpunësimit https://youtu.be/oJOz8_YnUsI

Podcasti i Karrierës No.2 Lindita Komani

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Lindita Komani, një sipërmarrëse në mbështetje të sipërmarrësve. Ndiqni historinë e saj nga studimet për financë në Grac (Austri) në themelimin e Kopshtit të Talenteve në Tiranë. Këshilla e Linditës për ata që ende janë duke zgjedhur drejtimin e tyre në formim dhe arsim është padyshim përftimi i aftësive dixhitale. Talent Garden është një hapësirë ku mëndje të talentuara në fushën dixhitale, teknologjike dhe industrisë krijuese mund të bashkëpunojnë dhe rriten sëbashku.

Navigate