Turizëm Malor

3 Posts Back Home

Shëngjergji nga Sytë e të Rinjve

Në vazhdim të postimeve të mëparshme në lidhje me Shëngjergjin, po ju tregojmë një përmbledhje nga ditët e kaluara duke eksploruar Shëngjergjin, markuar një shteg për ecje malore dhe ndihmuar një familje për ta shndërruar shtëpinë e tyre në një “guesthouse”.

Shëngjergj – Sa larg dhe afër zhvillimit të qëndrueshëm turistik

7 të rinj që ndjekin studimet pranë fakulteteve të Tiranës në degët e Arkitekturës, Turizmit, Planifikimit Urban, Ekonomisë, Industrisë Ushqimore dhe Mjedisit janë bërë pjesë e një nisme të UNDP-së dhe GIZ për promovimin e eko-turizmit në zona relativisht të panjohura. Shëngjergji, një komunë e vogël vetëm një orë larg Tiranës, dhe me një popullsi rreth 2000 banorë, është përzgjedhur si një destinacion me potencial për të zhvilluar një turizëm aktiv, me impakt mjedisor minimal, i cili nxjerr në pah vlerat autentike të zonës. Ky postim vjen nga këndvështrimi i njërit prej studentëve, Dhorit, pas vizitës së parë në Shëngjergj.

Navigate