UNDP Albania

7 Posts Back Home

Bootcamp mbi Votimin Familjar

Kërkojmë studentë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme për të dizenjuar zgjidhje në lidhje me votimin familjar i cili cënon te drejtën e grave dhe vajzave në zonat rurale për të votuar lirisht e të pandikuara nga të tjerë. Gjatë 8 & 9 prillit, pjesëmarrësit do të transformojnë idenë e tyre në prototipe konkrete nëpërmjet metodologjisë së Design Thinking. Idetë e pëzgjedhura do të mbështeten deri në USD 5,000 për zbatimin e tyre. REGJISTROHU deri në 6 Mars 2017! https://youtu.be/_PQSj24dCLw Bootcampi dy-ditorë do të mbahet pranë Qëndrës për Zhvillimin Komunitar “SOT PER TE ARDHMEN”, L.17, Rr. Rinia Durrsake, skolina 5, ish-Kënetë, Durrës. Transporti sigurohet nga organizatoret: 8-9 Prill – Nisja nga Tirana: 08.30 sheshi Nene Tereza prane godines se rektoratit 8-9 Prill – Nisja nga Durresi: 9.00 prane stacionit të trenit Bashkohu me ne në 8 & 9 prill!

Lejla Sadiku

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 11-të do të njihemi me Lejla Sadikun. Lejla menaxhon disa projekte rajonale të UNDP-së në lidhje me transparencën qeverisëse nëpërmjet përdorimit të sistemve me të dhëna të hapura (open data). Aktualisht, punon pranë qendrës rajonale të UNDP-së në Stamboll. Dëgjoni historinë e saj dhe mësoni më shumë mbi natyrën e punës në organizata ndërkombëtare, si dhe punën në zhvillim. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në Podcastin e Karrierës ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

Shërbime Mjete Transporti Amarildo Kaci – Durrës

Amarildo, 20 vjeҁ, është maturant në degën shërbime mjete transporti pranë shkollës së mesme Beqir Çela në Durrës. Që i vogël i apasionuar pas mekanikës, vendos të vazhdojë rrugëtimin e tij profesional në fushën e automekanikës. Gjatë dy viteve të fundit, paralelisht me shkollën është punësuar pranë kompanisë ku kreu praktikë gjatë vitit të dytë. Pak muaj e ndajnë nga marrja e dipllomës, dhe Amarildo e ka të qartë hapin e radhës, të thellohet akoma më shumë në profesion duke vazhduar studimet e larta për inxhinieri mekanike. Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Që i vogël kam pasur qejf të luaja me hekura. Kur shokët luanin futboll, unë rrija te servisi i lagjes. E zgjodha këtë drejtim me dëshirë, madje në fillim babai nuk ma rekomandoi, donte të më ҁonte në Tiranë tek Harry Fultz, por unë e kisha vendosur dhe isha i bindur që doja të vazhdoja për mekanikë në Durrës.…

Elektroteknikë Denis Hasani – Shkodër

Denisi, 19 vjeҁ, është maturant në degën Elektroteknikë pranë shkollës së mesme Arben Broci, Shkodër. Paralel me shkollimin, ai ka mundur të ushtrojë profesionin e tij duke punuar me instalime civile të makinerive elektrike dhe shtëpiake. Të ardhmen Denisi e shikon si i diplomuar në inxhinieri elektrike pranë Universitetit të Tiranës. Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Ajo që më shtyu të zgjidhja këtë shkollë ishte perspektiva e të fituarit të një profesioni pas disa vitesh. Të dy prindërit e mi kanë ndjekur këtë shkollë dhe ma rekomanduan, pavarësisht se zgjedhjen ma lanë mua. Zgjodha drejtimin për elektronikë pasi që i vogël më ka ardhur dora për të riparuar paisje elektrike dhe shtëpiake. Edhe pse viti i parë ishte pak i vështirë në krahasim me 9 –vjeҁaren, mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur, pasi shkolla më ka mundësuar që të punoj paralelisht dhe të fitoj të ardhura. Cilat janë pikat e…

Shërbime Sociale Diana Shabani – Fier

Diana, 18 vjeҁ është duke ndjekur vitin e tretë në drejtimin Shërbime Sociale në shkollë e mesme profesionale Rakip Kryeziu, Fier. Ndonëse kjo degë ka rreth katër vite që është hapur, fluksi i nxënësve të interesuar për t’u regjistruar sa vjen dhe rritet. Diana është një nga vajzat e shumta që vazhdojnë në këtë drejtim, dhe shprehet e kënaqur me atë ҁfarë ka mësuar deri tani. E dhënë pas lëndëve shoqërore dhe interesit që ka për psikologjinë si dhe për t’ju gjendur afër atyre në nevojë, Diana e kishte të lehtë të merrte vendimin për të nisur arsimin e saj profesional në fushën e shërbime sociale. Përse zgjodhe Arsimin Profesional? Faktikisht qëkur përfundova shkollën 9-vjeҁare kisha krijuar idenë se një shkollë profesionale do të më përgatiste më mirë për tregun e punës, meqënëse shumë orë shpenzohen në praktik pranë qëndrave të fëmijëve ose të moshuarve dhe spitale. Cilat janë pikat…

Andis Rado

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 7-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Andis Rado. Prej 10 vitesh Andisi ka punuar si fotograf. Në këtë podcast ai ndan me ju rrugëtimin e tij nga studio e parë e fotografisë deri në ndërtimin e studios së tij personale dhe eksperiencën me klientë në fushën e telekomunikacionit dhe sektorit bankar. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Navigate