Vetëpunësim

9 Posts Back Home

Gerti Boshnjaku

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 24-të njihemi me Gerti Boshnjakun, një profesionist i ri dhe i vjetër në të njëjtë kohë. Pas nje eksperience dhjetë vjeҁare në fushën e marketingut në kompani si Infosoft, Neptun dhe DDB, ai merr vendimin për të themeluar kompaninë e tij New Media Communication. Kompania ofron shërbime në fushën e design / programim dhe marketing, dhe një staff prej15 punonjësish. Dëgjoni historinë e tij nga kujtimet e hershme të reklamave italiane, tek studimet për administrim biznesi dhe marketing e deri si e sheh ai të ardhmen në fushën e reklamave. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje…

Cikël Dokumentarësh Profesionet – Pasticeri

Ky cikël dokumentarësh synon të pasqyrojë punën e 10 profesionistëve të rinj të cilët kanë ndërtuar biznese të suksesshme në zanatin e tyre. Në dokumentarin e dytë do të njihemi me profesionin e pasticierit. Na ndiqni në vijim për t’u njohur me zanate dhe profesionist të tjerë, pasi kjo mund të ishte zgjedhja e duhur për të ardhmen tuaj. Shikim të këndshëm! https://www.youtube.com/watch?v=_ipuJiaHpBo Dokumentarët janë zhvilluar në kuadër të promovimit të Arsimit dhe Formimit Profesional në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Programi i Vetëpunësimit hap aplikimet për të rinjtë deri ne 30 vjeҁ

Programi i Vetëpunësimit nis fazën e dytë të aplikimeve. Gjatë periudhës 15 Dhjetor, 2016 – 16 Janar, 2017, të rinjtë deri në 30 vjeҁ, do të kenë mundësinë të aplikojnë online në aftesi.info/vetepunesimi/apliko-tani https://www.youtube.com/watch?v=oJOz8_YnUsI Pas përfundimit të suksesshëm të fazës së parë e cila konkludoi me mbështetjen e 38 të rinjve për t’u vetëpunësuar duke regjistruar biznesin e tyre, programi rifillon gjithçka nga e para sërisht për idetë e reja të biznesit të cilat kërkojnë mbështetje. Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve) programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.

Kleidi Eski

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 19-të njihemi nga afër me animatorin e talentuar Kleidi Eski, 29 vjeҁ. Kleidi nuk priti më gjatë se mosha 15-vjeҁare për të filluar punë pranë një nga Radiove më në zë në atë kohë. Paralel me shkollimin dhe diplomimin në arkitekturë pranë Universitetit Politeknik në Tiranë, Kleidi grumbulloi eksperiencë si dizenjator duke punuar pranë disa studiosh me emër. Prej rreth 10 vitesh, ai ka punuar me një formë tjetër dizenjimi, atë të animacionit. Na ndiqni në këtë episod për të dëgjuar rrugëtimin e tij profesional si dizenjator multidisiplinor. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës. Njeh profesionistë të rinj që mendon se kanë histori profesionale interesante? Propozoje te…

Doriana dhe Klajdi Bido

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 16-të vizitojmë qytetin e Durrësit për t’u njohur nga afër me ekonomistin Klajdi (28) dhe informaticienen Doriana (29). Prej dy vitesh, ata drejtojnë kompaninë AIRIS Solutions, duke ofruar shërbime në fushën e programimit dhe zhvillimit të software. Dëgjoni rrugëtimin e tyre profesional për të zbuluar se si mund ta nisësh një biznes në partneritet, se si të lidhësh kontakte dhe të punosh me klientë të huaj, dhe si të guxosh edhe kur të kesh frikë nga dështimi. Ambienti ku u regjistrua episodi i rradhës ishte shumë i këndshëm, por fatkeqësisht dhe pak i zhurmshëm. Ju kërkojmë ndjesë për këtë dhe premtojmë cilësi më të mirë në episodin e rradhës. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Foto: Eduard Pagria, muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution). Podcast-i i Karrierës sjell histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të…

Programi i Vetëpunësimit në Shifra

Faleminderit dhe suksese 440 të rinjve që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Programit të Vetëpunësimit! Faza e aplikimeve është mbyllur tashmë me sukses dhe ekipi vlerësues ka filluar punën për të përzgjedhur ata të rinj që do të kalojnë në fazën e dytë të programit, atë të trajnimit. Ndiqni infographics më poshtë me disa statistika të aplikimeve.

Andis Rado

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 7-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Andis Rado. Prej 10 vitesh Andisi ka punuar si fotograf. Në këtë podcast ai ndan me ju rrugëtimin e tij nga studio e parë e fotografisë deri në ndërtimin e studios së tij personale dhe eksperiencën me klientë në fushën e telekomunikacionit dhe sektorit bankar. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Programi i Vetëpunësimit

I ri deri në 30 vjeç? Ke dëshirën dhe ambicjen për të krijuar biznesin tënd? Sfidoje veten duke u bërë pjesë e Programit të Vetëpunësimit. Në pak muaj do të mund të kalitësh dhe të sprovosh aftësitë e tua sipërmarrëse. Njihu me Programin e Vetëpunësimit https://youtu.be/oJOz8_YnUsI

Navigate