Youth Employment

9 Posts Back Home

Sipërmarrësit e Programit të Vetëpunësimit

Njihuni me tre nga sipërmarrësit e rinj të Programit të Vetëpunësimit, Zamirën, Dritanin dhe Neradën. Secili në fushën e tij, nga hapja e një dyqani lulesh, tek ofrimi i shërbimeve IT, apo krijimi i një dyqani suveniresh me produkte të punuara me dorë, prej më shumë se tre muajsh, ata po provojnë forcat e tyre si sipërmarrës të rinj. https://youtu.be/GzfMeu9E-9Q Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Programi zbatohet nga UNDP me mbështetjen e Qeverisë Svicerane.

Finalistët e dytë e Programit të Vetëpunësimit

60 të rinj janë mbështetur muajt e fundit nga Programi i Vetëpunësimit për të konsoliuar idenë e tyre të biznesit në një plan konkret dhe të realizueshëm biznesi. . Programi ka vlerësuar 40 planet më të qëndrueshme të biznesit dhe të rinjtë e përzgjedhur do të mbështeten në vijim me: 1) regjistrimin formal të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR); 2) mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë; 3) mbështetje këshillimore ligjore dhe financiare gjatë vitit të pare të operimit të biznesit. Njihuni më poshtë me grupin e dytë të finalistëve të programit të vetëpunësimit: Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në…

#vetëpunësimi snapshots

Programi i Vetëpunësimit ka mbyllur një nga fazat e trajnimit për disa nga aplikuesit e Tiranës. Lexoni përshtypjet e Reas, Kleas dhe Aurorës deri tani. Kushtrim Xhakli drejtoi trajnimin 6-ditorë të Programit të Vetëpunësimit në Tiranë gjatë 13-18 qershor.

Programi i Vetëpunësimit – 28 ide biznesi po piqen në Tiranë

Programi i Vetëpunësimit ka nisur tashmë trajnimet për aplikuesit e Tiranës. 28 të rinj entuziast kanë përveshur mëngët për të kthyer idenë e tyre të biznesit në realitet. Sfida e parë? Të konsolidojnë idenë e tyre të biznesit duke e bërë atë sa më të qëndrueshme në vetëm 1 javë  Gjatë kësaj jave, grupi i parë i aplikuesve po trajnohet nga ekipi energjik i CEBE për konsolidimin e idesë. Në këtë fazë, të rinjtë do të testojnë idenë e tyre sëbashku me sipërmarrës të suksesshëm si Kushtrim Xhakli, bashkë-themelues i Fast Europe Ventures, një kompani e cila dizenjon zgjidhje dixhitale / teknologjike për operatorë bankar, të qeverisë dhe telekomunikacionit. Kushtrimi është gjithashtu bashkë-themelues i Changers.com, një kompani e cila prodhon karikues celularësh me energji diellore dhe mundëson që konsumatori të prodhojë dhe konsumojë vetë energjinë e tyre të rinovueshme. Na ndiqni në ditët në vijim për të dëgjuar nga vetë…

Nevin Bilali

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 9-të të podcastit të karrierës do të njihemi me arkitekten Nevin Bilali. Nevini është vetëm 28 vjeҁ dhe ka arritur në harkun kohor të pesë viteve që prej diplomimit të saj pranë Polis University, të punojë për disa studio arkitekture deri në themelimin e studios Dalmat Architecture ku ajo punon aktualisht. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dalë në tregun e punës.

11 Këshilla për Sipërmarrësit e Rinj

Përpara se të përveshësh mëngët dhe të aplikosh për t’u bërë pjesë e Programit të Vetëpunësimit, ndiq këshillat e tre ekspertëve që e njohin mirë fushën e sipërmarrjes. Ke kohë të aplikosh deri më 15 prill! Dritan Mezini – Sipërmarrës Ingrid Xhaja – Sipërmarrëse Prof. Dr. Ilia Kristo – Ekspert Ekonomie https://www.youtube.com/watch?v=3z5hACyepcA

Elio Qoshi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 5-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Elio Qoshin, një nga sipërmarrësit më të rinj të podcastit. Elio tregon eksperiencën e tij të deritanishme si sipërmarrës në fushën e open data / software si dhe digital design. Dëgjim të këndshëm! Shkarkoni Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Programi i Vetëpunësimit

I ri deri në 30 vjeç? Ke dëshirën dhe ambicjen për të krijuar biznesin tënd? Sfidoje veten duke u bërë pjesë e Programit të Vetëpunësimit. Në pak muaj do të mund të kalitësh dhe të sprovosh aftësitë e tua sipërmarrëse. Njihu me Programin e Vetëpunësimit https://youtu.be/oJOz8_YnUsI

Navigate