Jo Vetëm në 8 Mars

“Jo Vetëm në 8 mars” është prototipi fitues i Innovation Bootcamp për Dhunën me Bazë Gjinore. Skuadra fituese prezantoi projekt idene e tyre gjatë Konferencës Kombëtare për Dhunën me Bazë Gjinore, organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Ideja “JoVetëm në 8 Mars” konsiston në ngacmimin e kuriozitetit të të rinjve për t’i drejtuar ata drejt një dere, ku do të përballen me një skenë dhune, për ta bëre sa më të prekshme për gjithësecilin. Fushata do të finalizohet në 8 Mars, 2016 ditë në të cilën grupi do të shpalosë produktin final të kësaj fushate, videon sensibilizuese me reagimet e ndryshme të njerëzve që përballen me derën, për ta shpërndarë në rrjetet sociale dhe më gjerë.

Navigate